Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Plori: Nga trajner, në ndihmës? S’është ulje, kam çfarë të mësoj nga Brdaric

Emër surprizë në prezantimin e stafit të ri teknik të Vllaznisë. Elvis Plori, i cili vetëm pak ditë më parë tentoi të hidhte ekipin shkodran në Kategorinë e Parë, teksa drejtonte Besëlidhjen në ndeshjen e play ou-it, është emëruar ndihmës i parë i trajnerit Thomas Brdaric.

“Unë jam ndihmës i trajnerit Brdariç dhe nuk e kam për ulje fare, përkundrazi është një motivacion më tepër, sepse e di shumë mirë se kam çfarë të marr prej tij. Brdaric, ai është një risi për Shkodrën. Ka një edukatë sportive shumë të madhe. Ne jemi shumë larg Perëndimit dhe prandaj duhet ta mbështesim fort. Unë jam fjalën dhe premtimin se jo vetëm trajnerin, por edhe Matkon, që e kam shumë shok dhe mik do t’i mbështes maksimalisht në mënyrë që skuadra të jetë aty ku duhet.”

Plori kthehet pas 10 vitesh te Vllaznia, i rritur dhe i bindur se mund të japë kontributin e tij për ekipin e zemrës.

“Dua ta nis me falenderime këtë prezantim, sepse pas 10 vitesh rrugëtim, kthehem në Shkodër. Falenderimet dua t’i filloj nga kryetarja e Bashkisë Ademi e administratori Suad Lici që pranuan kërkesën e donatorit Xhaferi që të bahem pjesë e Vllaznisë. Nëse do të më kishin thënë të zgjidhja vetë stafin, kudo që të isha, nuk do ta gjeja më të mirë se ky, nuk do të merrja asnjë tjetër me përjashtim të këtyre që janë këtu.”

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...