Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Plori: Tifozeria një armë më shumë, Latifi nga më të mirët në Shqipëri

Pas sigurimit të finales së Kupës së Shqipërisë, trajneri i Vllaznisë, Elvis Plori foli në emsionin Gol Pas Goli në Supersport ku theksoi se tifozeria ishte një armë e rëndësishme, ndërsa shtoi se i beson shumë Bulatovic.

“Është mundi i gjithë vitit sepse këto ekipe që nuk dalin në Europë nuk kanë mundësi të mëdha financiare. Dua të përgëzoj edhe trajnerin Dritan Mehmeti. Këto ndeshje kanë një specifikë më vete, pas dëmtimit të Da Silvës kalova në 4-4-2. Tifozeria i jepte një shtysë më shumë”.

Tifozeria një plus? “Ata janë të ndjeshëm, nëse nuk vijnë rezultatet… ka qenë edhe ndeshja e përfolur ndaj Partizanit ajo e takimit të parë. Shkodra është një kulturë më vete për tifozët, edhe falë tyre jemi në finale.

Bulatovic ka pasur një operacion në dhëmballë dhe prandaj ka qenë rezervë, pork a besimin e klubit dhe timin. Është një pikë e fortë, është i qetë dhe ndërton nga poshtë. Nuk e diskutoj besimin që merr nga unë. Dëmtimi i Da Silvës na bëri të ndryshojmë dhe ekuilibrin e mbajtëm me dy të qendrës, mund të guxoja më tepër për ta çuar pak më lart. Latifi kishte shumë entuziazëm, por dëshira e madhe përballë publikut dhe shokëve të skuadrës them se e ka bërë që të kalonte në lëvizje individuale. Ne duhet ta ndihmojmë kur është keq, pasi është një nga lojtarët më të mirë.

Këto ndeshjet e radhës që kemi në kampionat, kjo ndeshje duhet të na e rrisi besimin”, u shpreh Plori.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...