Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Plotësohet stafi teknik i Kastriotit, Kuli zyrtarizohet ndihmës i Çelës

Emiliano Çela e ka filluar shumë mirë aventurën e parë si trajner. Ish-mbrojtësi mori drejtimin e Kastriotit më 23 dhjetor dhe në dy ndeshjet e para ka marrë 4 pikë pas suksesit 2-0 ndaj Teutës dhe barazimit pa gola me Partizanin.

Ekipi krutan po lufton për të siguruar qëndrimin në Abissnet Superiore, teksa është përforcuar stafi teknik i Çelës. Pjesë e Kastriotit është bërë edhe Bekim Kuli, i cili do të mbajë postin e zv trajnerit të skuadrës.

39-vjeçari nga Kavaja ka një eksperiencë të madhe si lojtar në futbollin shqiptar, teksa ka punuar më parë si ndihmës i Dovedan tek Bylisi. “Bekim Kuli i është shtuar së fundmi stafit teknik të skuadrës në postin e zëvendës trajnerit. Mirësevjen”, shkruan Kastrioti në faqen zyrtare.

Kuli u pa në pankinë ditën e djeshme përkrah Çelës në barazimin 0-0 ndaj Partizanit në “Elbasan Arena”. Kastrioti vijon të renditet në vend të fundit në kampionat dhe takimin e radhës e luan përballë Vllaznisë në shtëpi.

[quiz-cat id=”297408″]

Lajme të tjera

Bundesliga

Bayerni i Mynihut ka gjetur trajnerin e ri. Lajmi i bujshëm vjen nga e përditshmja gjermane “Bild”, e cila raporton se në stolin e...

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Itali

Klubi i Inter bën me dije se Hakan Calhanoglu, regjizori titullar i mesfushës së trajnerit Simone Inzaghi, vuan një mbingarkesë muskulore në kofshën e...

Bundesliga

Julian Nagelsmann mund të rikthehet te Bajerni i Mynihut. Trajneri aktual i Gjermanisë ka kontratë me Federatën deri në korrik, kur do të vlerësohet...