Inter, Inzaghi i ka të gjithë në dispozicion, por me Milanin nuk ndryshon! Të gjithë më në fund në Appiano, me rikthimet e fundit nga Amerika e Jugut të Lautaros, Sanchezit e Cuadrados, Simon Inzaghi ka të gjithë grupin të kompletuar. Vetëm kolumbiani mbetet për t’u vlerësuar pas kthimit nga kombëtarja, ku humbi ndeshjen e dytë, atë me Kilin për një problem në tendinë.
Sanchez luajti gjithë ndeshjen kundër Uruguajit, ndërsa për sa i përket Lautaros, Scalone e kurseu në ndeshjen e lartësive të mëdha me Bolivinë, ku e futi vetëm në fund, diçka që patjetër u ka pëlqyer zikaltërve. Kapiteni do ta nisë me siguri si titullar në një Inter që Inzaghi do ta hedhë në fushë në kërkim të vazhdimësisë.
Edhe pse ka edhe një ditë punë për derbin, 11-shja fillestare nuk do të ndryshojë në krahasim me atë të para pauzës së kampionatit. Në mbrojtje janë të gjithë në dispozicion, edhe Acerbi, pas një muaji mungesë, do të rishihet në stol, pasi De Vrij do të vazhdojë të drejtojë repartin në mes të Bastonit dhe Darmian.
Kjo do të thotë se edhe Pavard mund të gjejë minuta vetëm me ndeshjen në vazhdim e sipër. Organika e pasur në dispozicion të Inzaghit sugjeron ndonjë dilemë më shumë në mesfushë, edhe pse edhe aty duket se gjithçka është e vendosur. Calhanoglu dhe Barella janë të paprekshëm, ndërkohë që Fratessi, me formën e shkëlqyer që po tregon edhe me dygolëshin me Italinë, shkelmon në stol, por Mkhitarian është për momentin në avantazh.
Lexoni edhe:
- “Shqipëria në Europian? Nuk është rastësi”, flet shefi i departamentit të skautëve: Ja si zgjidhen lojtarët
- FOTO/ Reagon sërish Vojvoda: Turp për Rumaninë, krenaria jonë më e madhe që jemi shqiptarë!
- “Jam tifoz i Interit”, Asllanin e nderojnë me çmimin e talenteve: Kënaqësi e madhe!
- Pas super formës me Kombëtaren, Ramadani nis menjëherë punën me Lecce për transfertën e Monzas
Konkurencë e jashtëzakonshme që penalizon mesfushorin tonë Kristjan Asllani, që vjen edhe ai në formë pas dy ndeshjeve si titullar me Shqipërinë. Fratessi është njeriu i momentit dhe Inzagi po vëzhgon integrimin e tij në skemat zikaltër, por për momentin është armeni ai që duket më i kuotuar për të nisur nga minuta e parë.
Për sa u përket krahëve dihet, Dumfires është një qartësi, ndërsa në të majtë do të jetë stafeta e zakonshme mes Dimarcos dhe Carlos Augustos. Ndërkohë, në sulm me Lautaron do të jetë Thuram, një dyshe që nuk preket, për Arnautovicin dhe Sanchez mund të ketë minuta vetëm në fund. Nga ana tjetër, të mërkurën e ardhshme, nis Championsi dhe rotacioni do të jetë i vazhdueshëm në 3 javët e ardhshme.
