Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Po bën mirë te AEK-u, ish-mesfushori i Interit rinovon deri në 2028-ën

Ish-mesfushori i Lazios e Interit, Matias Almeyda, po bën shumë mirë në eksperiencën e tij si trajner i parë i grekëve të AEK-ut të Athinës, pozicion që e mban prej majit të vitit të kaluar.

Klubi grek renditet në vendin e dytë, me 4 pikë më pak se Panathinaikos që kryeson, teksa drejtuesit duken mjaft të kënaqur me punën e Almeydës, ndaj kanë nxituar ta blindojnë me një kontratë afatgjatë.

Kështu ditën e djeshme palët kanë arritur marrëveshjen për një kontratë 5-vjeçare, ose më saktë deri në 2028-ën. Natyrisht është një afat i pazakontë, megjithatë te AEK-u duken të bindur për cilësitë e trajnerit argjentinas.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...