Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

“Po jeton në Barcelonë”, agjenti kërkon largimin e sulmuesit nga Reali

Mariano Diaz ka edhe një vit kontratë me Real Madrid, por nuk ka ndërmend të respektojë marrëveshjen me kampionët e Europës. Sulmuesi nga Republika Dominikane ka luajtur shumë pak me ekipin spanjoll.

Sezonin e fundit u aktivizua në vetëm nëntë ndeshje në La Liga (1 gol), teksa në Champions League numëroi vetëm 12 minuta lojë. Agjenti i tij ka folur hapur rreth dëshirës së 28-vjeçarit për të provuar një aventurë të re.

Synimi i Marianos është të largohet nga Reali, u bënë 3 vjet që luan pak. Sigurisht me kushtin që të ketë një opsion që e kënaq atë. Ne po kërkojmë një ekip që i pëlqen, por nuk është e lehtë.

Ai ka ende një kontratë dhe do të qëndrojë në Madrid nëse nuk gjendet zgjidhje tjetër. Dëshira e tij për t’u larguar nuk lidhet me paratë. Nëse do të ishte i lumtur në Madrid, ai do të ishte akoma aty.

Por, Mariano jeton në Barcelonë… Të shohim se çfarë do të ndodhë në merkato”, deklaroi David Aranda për Bernabeu Digital në lidhje me sulmuesin, i cili nuk bën më pjesë në planet e Carlo Ancelottit.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...