Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Po kalonte një formë fantastike, lojtari i Chelsea humbet Botërorin Katar 2022

Reece James ndodhej në formë shumë të mirë, por në duelin e dytë ndaj Milanit në Champions League, sfidë të cilën ekipi i Graham Potter e fitoi 0-2, pësoi një dëmtim duke u detyruar të largohej nga fusha (62’) për shkak të dëmtimit në gju.

Anësori i djathtë i është nënshtruar kontrolleve të detajuara mjekësore. Përgjigja e tyre ka trishtuar 22-vjeçarin, i cili duhet të qëndrojë 8 javë pushim sipas komunikatës zyrtare të klubit londinez.

James humbet kështu me shumë mundësi pjesëmarrjen në Kupën e Botës Katar 2022 me kombëtaren angleze, fanellën e së cilës e ka veshur 15 herë prej debutimit në tetorin e vitit 2020.

Botërori do të zhvillohet në periudhën 20 nëntor-18 dhjetor. Kjo është një humbje e madhe për trajnerin Gareth Southgate, teksa James do t’i nënshtrohet një programi rehabilitimi për të qenë sa më shpejt i gatshëm për skuadrën e Chelsea.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...