Conference League

“Po kërkojmë bileta”, tifozët e Feyenoord flasin për “SuperSport”: Jemi dashuruar me Tiranën

Tifozët e Romës dhe Feyenoord kanë filluar prej ditësh që të vijnë në në Tiranë, ndërsa presin finalen e parë të Conference League, që do të luhet nesër, 25 maj, në orën 21:00 në “Air Albania”.

“Super Sport” ka nisur sot maratonën e kësaj finaleje, ndërsa ka pyetur tifozët holandez për eksperiencën e tyre në Tiranë.

Një tifoz holandez, theksoi se skuadra e Feyenoord do të fitojë me rezultatin 2-0, ndërsa shtoi se nuk ka biletë, por do të mundohet të gjejë deri nesër në mbrëmje.

“Kjo është hera ime e parë që vizitoj Tiranën, nuk kam biletë, por do ta gjejë. Finalen do e fitojë Feyenoord me rezultatin 2-0, një gol do e shënojë në pjesën e parë dhe një gol tjetër në pjesën e dytë të ndeshjes”-deklaroi tifozi.

Ndërsa një tifoze me emrin Nadia, theksoi se kjo është vizita e saj e parë në Tiranë, por theksoi se menjëherë u dashurua me kryeqytetin e Shqipërisë.

“Unë quhem Nadia dhe kjo është hera e parë që unë e vizitoj Tiranën, por e dua këtë qytet, ua rekomandoj të gjithëve”-theksoi ajo.

Aktualisht në Shqipëri kanë mbërritur shumë tifozë, ndërsa deri nesër në mbrëmje pritet një dyndje prej rreth 100 mijë vetësh nga Italia dhe Holanda.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency