Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Po krijohen shumë polemika, Bundesliga gati të heqë dorë nga VAR

Risia e sezonit të ri në disa prek kampionateve më të rëndësishëm në Europë ishte futja e arbitrit shtesë, që përdor teknologjinë dhe orienton arbitrin kryesor për vendimet e gabuara apo të paqarta. VAR, siç quhet arbitri që qëndron para ekranit në anë të fushës, ka ngjallur natyrisht debate pa fund. Shumë janë pro përdorimit të VAR-it, pasi janë shuar dyshimet për shumë penallti e pretendime për penallti e kartonë të kuq, por nga ana tjetër të shumtë janë ata që i kanë shumë bezdi ndërprerjet pa kriter të lojës, në çdo ndeshje.

I pari kampionat që është lodhur nga VAR është Bundesliga, sepse në Gjermani përdorimi i teknologjisë në fushë nuk ka dhënë efektet e pritura, aq sa po shtohen zërat kundër dhe po flitet se në janar do të hiqet fare dorë. Ish-arbitri Markus Merk shpjegon: “Në fillim opinioni publik kishte qëndrim pozitiv, por tashmë të gjithë kanë dyshime”. Ndërkohë, trajneri i Borussia Moenchengladbach Dieter Hecking është më i prerë: “Besoj se në janar projekti do të arkivohet”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...