Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Po lufton për titullin, Lazio i ofron rinovimin Inzaghit!

Gjatë verës së kaluar emri i tij u përmend për të marrë drejtimin  e Milanit por në fund Simone Inzaghi i cili në atë periudhë ishte një fitues i freskët i Kupës së Italisë, vendosi të qëndrojë te Lazio ashtu siç bëri edhe drejtori sportiv Igli Tare. Por nëse muaj më parë kishte dyshime për vazhdimësinë e tij te klubi kryeqytetas tashmë qëndrimi i tij për një kohë të gjatë te Lazio as që vihet në diskutim.

Sipas Corriere Dello Sport, falë ecurisë së shkëlqyer që ka patur Lazio në këtë sezon, presidenti Claudio Lotito do ti ofrojë një kontratë të re trajneri Inzaghi në fund të sezonit, për ta mbajtur edhe për disa vite ish-sulmuesin në radhët e skuadrës bardhekaltër. Trajneri nuk do të kundërshtojë rinovimin edhe për faktin se do të bëhet baba për herë të tretë dhe nuk kërkon të largohet nga qyteti i tij i preferuar që është Roma. Në këtë sezon Lazio është në luftë të ashpër me Juventusin për titullin kampion në Serie A, teksa numëron plot 21 ndeshje pa humbje.

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Serie A

Me Stefano Piolin që ka mbyllur tashmë eksperiencën e tij në pankinën e Milanit dhe pret vetëm fundin e sezonit për t’u larguar, kuqezinjtë...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...