Serge Gnabry po ngurron të rinovojë kontratën me Bayern Munchen. Akordi me kampionët e Gjermanisë përfundon në verën e vitit 2023 dhe në mungesë të firmës mbi kontratën e re, drejtuesit bavarezë janë të detyruar ta shesin 26-vjeçarin ofensiv.
Bisedimet kanë ngecur dhe te Bayerni po shohin alternativa të tjera. Një lojtar që pëlqehet shumë si nga trajneri dhe drejtuesit është Christopher Nkunku, i cili po shkëlqen me Leipzigun.
Nagelsmann ka punuar me të tek ekipi nënkampion i Gjermanisë dhe e cilëson pasuesin perfekt të Gnabry. 24-vjeçari francez ka shënuar 30 gola këtë sezon dhe numëron plot 19 asiste.
Nkunku ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha europiane me formën fantastike që po kalon. Atë e pëlqen edhe Manchester City, ndërkohë që Leipzig kërkon të paktën 80 milionë euro për kartonin e tij.
