Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Po shkëlqen me Interin, por e ardhmja e Joao Cancelos mund të mos jetë zikaltër

Që nga momenti që trajneri Luciano Spalletti po e aktivizon rregullisht si titullar Joao Cancelo jo vetëm që ka fituar besimin e të gjithëve por është shndërruar në nga një lojtarët më të rëndësishëm të Interit, pasi përveç se përcjell siguri në krahun e djathtë të mbrojtjes shtyn shumë drejt sulmit dhe deri tani ka dhënë shumë asiste për gol siç ishte ai për Perisic që shënoi golin e parë në sfidën e fundit ndaj Sampdorias duke zhbllokuar rezultatin. Te portugezi zikaltrit kanë gjetur mbrojtësin e djathtë që kërkonin prej kohësh por sezonin e ardhshëm Interi mund të mbetet sërish zbuluar në këtë krah pasi për shkak të fair-play-it financiar, mund të mos e blejë dot kartonin e 23-vjeçarit luzitan nga Valencia. Për të shpejguar dinamikat e këtij operacioni merkatoje ka menduar gazeta torineze Tuttosport sipas të cilës klubi zikaltër do ta ketë shumë të vështirë të blejë përfundimisht Joao Cancelon i cili për momentin po luan në formë huazimi te Interi me të drejtë blerjeje për 35 milionë euro në fund të sezonit aktual nga ana e 18-herë kampionëve të Italisë. Në fakt Valencia do të blejë nga Interi mesfushorin francez Kondogbia për 25 milionë eurove dhe zikaltërve u duhet të derdhin në arkat e Los Che vetëm 10 milionë euro më tepër për Cancelon, por Interi duhet ta bëjë këtë përpara datës 31 maj siç është përcaktuar në kontratë dhe nëse kjo ndodh bilancet e zikaltërve do të merrnin një goditje të rëndë në optikën e fair-play financiar ku Interi ka probleme të shumta madje për këtë motiv edhe merkaton po e zhvillon me vetëfinancim. Deri në 30 qershor Interi duhet të arkëtojë një shifër prej 30 deri në 40 milionë eurosh për tju shmangur për të evituar problemet që sjell fair-play financiar dhe nëse blen përfundimisht kartonin e Cancelos situata do të përkeqësohej sidomos kur merret parasysh fakti që shitja e Kondgobias te Valencias do të sjellë një plusvalencë prej vetëm 6 milionë eurosh në arkat zikaltër.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...