Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Po shkëlqen me Salernitanën, sulmuesi rrëfen jetën: 18 vjeç punoja elektriçist

Sulmuesi i Salernitanës, Boulaye Dia ka rrëfyer jetën e tij që deri diku duket si histori filmash.

25-vjeçari francez me origjinë senegaleze nuk u dorëzua kurrë për të ndjekur ëndrrën e tij,  dhe tashmë ka shënuar 2 gola dhe ka dhënë 2 asiste në 5 ndeshje të luajtura në Seria A.

Historia e Dias është e ndërthurur me futbollin në rrugët e Oyonnax, nën Alpe, vendi ku ai lindi dhe kaloi fëmijërinë e tij:

“Vëllezërit e mi luanin në rrugët e lagjes dhe unë shkova pas tyre. Unë nuk bëja tifo për asnjë ekip sepse nuk kishim televizor për të parë ndeshjet. Kështu që kur isha i vogël nuk kisha as idhull. Më vonë e admirova Ronaldinhon”-tha ai.

Në moshën 12-vjeçare, jeta e tij mund të ndryshonte kur zbuluesit e talenteve të Saint-Etienne u shfaqen në vendin e tij

“Vëzhguesit nga ai klub dhe nga Lyon vinin shpesh në Oyonnax. Një ditë mora një ftesë nga Saint-Etienne për një audicion. Babai më ofron të më shoqërojë. Nuk arritëm kurrë në destinacionin tonë, makina ndaloi në kabinën e pagesës për shkak të një problemi. Ne ishim duke paguar tarifën kur motori fillon të bëjë një zhurmë të çuditshme. Babai tërhiqet, telefonoi një kamionçinë për ta marrë. Shkuam në shtëpi me taksi. Unë fjeta gjatë gjithë rrugës. Kur arrita atje, ika për të luajtur me miqtë e mi. Në atë moshë nuk mendon për fat të keq, mundësi të humbura apo gjëra të tilla… Thashë me vete: ‘C’est la vie’ dhe fillova përsëri jetën time”.-tha ai.

Treni për t’u bërë futbollist profesionist kalon për herë të dytë, por sërish Boulaye Dia nukia del ta arrijë.

“Vjen një tjetër telefonatë, këtë herë nga Lyon-i. Më ftojnë të stërvitem me djemtë e tyre çdo të mërkurë të parë të muajit. Shkoj, shënoj shumë gola, por jam i vogël, nuk rritem. Në moshën 15 vjeçare isha më i shkurtri nga të gjithë. Ata më flakin. Dy vjet më vonë filloj të ndryshoj.”-shtoi sulmuesi.

Dia rrëfen më tej se vazhdoi shkollë për elektricist dhe u diplomua.

“Në moshën 18 vjeçare jam diplomuar për elektricist. Bëj disa punë, edhe pse më mungonte një diplomë tjetër për ta konsideruar veten një elektricist të vërtetë. Mendoja të kurseja paratë dhe duke u përpjekur përsëri me profesionalizëm pas nja dy vitesh. Unë luaja në divizionin e shtatë: po të kisha arritur në të katërtin isha i sigurt se do të isha ngjitur edhe më lart”-vazhdoi lojtari.

Mundësia erdhi pesë vjet më parë me një tjetër audicion, këtë herë në Uells.

“Disa agjentë francezë organizuan një grup djemsh të moshës sime, rreth të njëzetave dhe i çuan në Uells, ku kishin lidhje me disa klube. Audicioni shkoi mirë këtë herë, por ajo që më ofruan financiarisht nuk ishte e mjaftueshme për të më bindur për t’u larguar nga Franca. Kështu që ia dal të shkoj në kategorinë e katërt në Francë, siç i kisha premtuar vetes dhe më thërret Reims. Në mars 2018 më pyesin nëse jam i interesuar të bashkohem me ta. Unë përgjigjem: ‘së pari të mbaroj kampionatin në Jura Sud, atëherë do të flasim’. Kështu nisi rrugëtimi im në futbollin profesionist.”-deklaroi sulmuesi i Salernitanës.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...