Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Po shkëlqen me ukrainasit në Champions, klubi francez udhëheq garën para Arsenal dhe Brentford

Mykhaylo Mudryk është një nga lojtarët me më perspektivë të futbollit ukrainas. Pjesë e Shakhtar Donetsk, 21-vjeçari ka fituar vëmendjen e klubeve të mëdha europiane sidomos falë paraqitjeve në Champions League.

Gjatë verës, Everton ishte një nga klubet më të interesuara për shërbimet e sulmuesit anësor, megjithatë në fund nuk ia dolën të bindnin klubin e Shakhtar. Së fundmi, favoritë për të përfituar shërbimet e Mudryk është klubi i Ligue 1, Nice. Francezët janë të gatshëm të paguajnë 25 milionë paund, edhe pse sërish kjo shifër mbetet larg asaj që pretendojnë ukrainasit të cilët shprehen me siguri se nuk e lëshojnë xhevahirin e tyre pa 50 milionë paund.

Gjithsesi, vetë dëshira e lojtarit për t’u larguar, mund të zbresë pretendimet e Shakhtar. Ndërkohë, më të tërhequr në garën për Mudryk në garë janë edhe Arsenal me Brentford. “Topçinjtë” ishin të vëmendshëm ndaj lojtarit edhe në verë, ndërsa ende nuk janë të gatshëm të shpenzojnë shuma të çmendura për 21-vjeçarin.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...