Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Po shkëlqen te Bayerni, kamerunasi tërheq vëmendjen e Man. United

Man. United po studion mundësinë të afrojë në ekip sulmuesin e Bayernit të Mynihut, Choupo-Moting. 33-vjeçari po zhvillon një sezon fantastik me kampionët e Gjermanisë. Në gjashtë sfidat e fundit të Bayernit në Champions League dhe Bundesligë, Choupo-Moting ka shënuar rregullisht.

Kontrata e sulmuesit me bavarezët përfundon në verën e vitit 2023 dhe ende nuk është gjetur një marrëveshje për rinovimin. Nisur nga kjo situatë, Man. United dëshiron të transferojë Moting, pasi ai shihet si zëvendësuesi perfekt i Cristiano Ronaldos. 33-vjeçari pëlqehet nga tekniku Erik Ten Hag dhe drejtuesit do të bëjnë të pamundur për t’ia plotësuar dëshirën.

Megjithatë gjithçka do të vendoset pas Botërorit, pasi fillimisht Choupo-Moting do të bisedojë me drejtuesit bavarezë për rinovimin e kontratës. Me shumë mundësi Choupo–Moting do të jetë lojtar i lirë në merkaton e verës dhe drejtuesit e Man. United do të hidhen në sulm për ta bindur 33-vjeçarin që të nisë një përvojë të re në “Old Trafford”.

Lajme të tjera

Futboll

Vinicius Junior ka përfunduar në shënjestrën e ish-futbollistit brazilian, Carlos Alberto Gomes, i njohur si Pintinho. Ky i fundit që ka bërë karrierë në...

Euro 2024

Një përplasje e rëndë ndodhi në ndeshjen Skoci-Hungari, me lojtarin e hungarezëve Barnabas Varga që ka rënë pa ndjenja në tokë pas tronditjes së...

Kombëtare

Armando Broja do të largohet nga Chelsea këtë verë. Për sulmuesin ka patur oferta nga disa skuadra europiane, por SuperSport mëson ekskluzivisht nga burime...

Euro 2024

Trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente tha për mediet në prag të ndeshjes ndaj Shqipërisë që luhet këtë të hënë për llogari të...