Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Po shkëlqen te Levante, Enis Bardhi pëlqehet nga PSG dhe Interi

I kanë mjaftuar vetëm 9 ndeshje dhe 4 gola në Primera Division për t’u vënë në qendër të vëmendjes së kluveve më të mëdha europiane. Por flasim për Enis Bardhin, futbollistin shqiptar të Maqedonisë, i cili është pjesë e Levantes në La Liga, pas transferimit nga Ujpeshti në Hungari. PSG por edhe Interi, po vëzhgojnë ecurinë e 22-vjecarit, që po tregon nga ndeshja në ndeshje rritje të performancës së tij. I pyetur nga mediat italiane për interesimin e Interit, Bardhi komentoi:

“Për momentin jam i përqendruar të jap më të mirën për Levanten. Kam lexuar se Interi dhe PSG më ndjekin, por kjo tani nuk ka fare rëndësi, sepse nuk jemi në periudhë merkatoje. Sigurisht që këto lajmë janë interesante për mua, por jam i përqendruar te Levante. Më pëlqen shumë Premier League dhe besoj se mund të luaj në cilindo nga kampionatet më të forta në Europë.”

https://www.youtube.com/watch?v=5qRxaVPajX8

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...