Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Pobeda “makthi” i Shkëndijës, kuqezinjtë i ndëshkon ishi i Skënderbeut!

Pobeda është makthi i Shkëndijës. Kuqezinjtë tetovarë u mposhtën 0-1 brenda në shtëpi nga skuadra nga Prilepi në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Maqedonisë, duke vënë seriozisht në rrezik, kualifikimin në raundin tjetër. Pobeda i shkaktoi skuadrës së Qatip Osmanit, humbjen e 3-të radhazi në ndeshjet direkte. Objektivi i Shkëndijës është të mbrojë trofeun në Kupën e Maqedonisë por pa sulmuesin kryesor Besart Ibraimi, kuqezinjtë vuajtën jo pak përballë Pobedas që mori një fitore me peshë falë golit të Makotas në minutën e 19-të një lojtar ky që ka qenë në provë te Skënderbeu gjatë verës por nuk i bindi drejtuesit korçarë por t’i ofruar një kontratë. Emini, Nafiu dhe Fazli gabuan shumë përpara portës dhe pavarsisht dominimit në lojë, Shkëndija u mposht me shifrat 0-1 dhe tashmë për të avancuar më tej duhet të fitojë me një rezultat më të mirë se 1-0 në ndeshjen e kthimit në transfertë që do të zhvillohet në Prilep në datën 5 dhjetor.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...