Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Pochettino drejt largimit, PSG kthen sytë nga ish-trajneri i Gjermanisë

Ndërsa Mauricio Pochettino pritet të largohet nga Paris Saint-Germain këtë verë, klubi francez duket se është i interesuar për Joachim Low, si zëvendësues të mundshëm të argjentinasit.

Pa punë që nga fundi i Euro 2020-ës, Joachim Low mund të rikthehet në profesionin e tij. Mediet franceze raportojnë se ish-trajneri i përfaqësueses së Gjermanisë mund të marrë drejtimin e parizienëve.

Tashmë duket se nuk ka më asnjë dyshim se Mauricio Pochettino do të largohet gjatë javëve të ardhshme. Në të vërtetë, Paris Saint-Germain ka kaluar një sezon të komplikuar dhe pavarësisht titullit të 10-të të Ligue 1, që ka marrë klubi kryeqytetas, eliminimi në fazën e 1/16-tës së Champions League ishte një goditje e rëndë.

Ndërsa e ardhmja e argjentinasit duket larg PSG-së, Joachim Low duket se është një nga kandidatët që po shihet si zëvendësues i Pochettinos. Joachim Low nuk drejton një klub futbolli që nga marsi i 2004, me Austria Wien.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...