Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Pochettino “harron” Realin: Pres hakmarrje nesër, porta dilema ime

Dueli kundër Real Madrid është afër, por Mauricio Pochettino mendon vetëm për Rennes. PSG luan nesër në mbrëmje sfidën e kampionatit në kryeqytet, ndërsa të martën pret ekipin e Carlo Ancelottit në takimin e parë të raundit të 1/8-ve në Champions.

Trajneri argjentinas ka një dilemë rreth portës, tenton të largojë mendjen nga dueli i mesjavës së ardhshme dhe beson se Neymar, i cili bashkë me Sergio Ramos iu bashkuan ekipit sot në stërvitje, do të jetë gati për Realin.

Jam shumë i kënaqur me të dy portierët: Navas dhe Donnarumman. Për momentin mendoj për ndeshjen e nesërme, më pas do të vendos se cili prej tyre do të luajë titullar ndaj Realit.

Duhet të jemi në 100%-in tonë në takimin me Rennes, ekip që na ka mposhtur në fazën e parë. Futbolli është një lojë emocionesh. Kur krijon emocione pozitive bëhet më e thjeshtë përgatitja e ndeshjes së radhës.

Një fitore ndaj Rennes është mënyra më e shëndetshme për ta përgatirur takimin e Champions League kundër Realit. Neymar? Rikuperimi i tij po shkon mirë, ai ka bërë progress të madh”, deklaroi trajneri i PSG-së.

[quiz-cat id=”288388″]

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...