Mauricio Pochettino, ish-trajner i PSG-së dhe Tottehamit (u njoh fillimisht në Spanjë tek Espanyoli) ka dhënë një intervistë për BBC-në, ku ka analizuar performancën e Francës gjatë Botërorit në Katar. “Franca duhet të përmirësohet shumë dhe të luajë si ekip për të pasur një shans në Kupën e Botës”, deklaroi fillimisht argjentinasi.
Ai tregon se cilat janë problemet kryesore të “Les Bleus”.
“Ata duhet të rrisin nivelin e tyre të lojës dhe cilësinë e tyre. Nëse duan të jenë kandidatë për të fituar Kupën e Botës, duhet të luajnë si ekip.”
Pochettio shtoi se në ndeshjen e fundit kundër Polonisë, skuadra franceze ka pasur vështirësi në momente të caktuara të ndeshjes, pa harruar lëvdatat për Mbappenë.
“Ai bëri një punë fantastike kundër Polonisë. Talenti i tij është i jashtëzakonshëm dhe është e pamundur ta ndalosh. Cilësia, aftësia e tij për të goditur, teknika janë shumë të mira… Është një makth i vërtetë për mbrojtjen kundërshtare.”
