Connect with us

Hi, what are you looking for?

Legjionarët

Pochettino jep lajmin e mirë për Brojën, gëzohen edhe te Shqipëria

Armando Broja kthehet në dispozicion të Mauricio Pochettinos për ndeshjen e së hënës përballë Tottenhamit, në derbin e Londrës. Sulmuesi kuqezi, i cili për shkak të një shqetësimi fizik nuk dha kontribut as për Kombëtaren në ndeshjet përballë Çekisë në eliminatore dhe me Bullgarinë në miqësore, do të grumbullohet për sfidën e radhës, edhe pse mbetet në dyshim nëse do të luajë titullar.

“Tani duhet ta vlerësojmë për të parë nëse është gati të luajë nga minuta parë të hënën. Ndoshta ai do të jetë i disponueshëm për të qenë në stol. Ai po stërvitet sot dhe shpresoj se mund të përfshihet,” deklaroi trajneri i Chelsea-t.

Lexo edhe:

Armando Broja vetëm pak kohë më parë është rikthyer pas një periudhë të gjatë në infermieri, si pasojë e një dëmtimi të rëndë në gju dhjetorin e kaluar.

Ai këtë sezon është aktivizuar në vetëm tri ndeshje (122 minuta në total), në dy prej të cilave titullar, dhe ka shënuar një gol në fitoren 0-2 përballë Fulhamit në derbi.

Rikthimin e Brojës në fushë e mirëpresin edhe te Shqipëria para dy sfidave të fundit të eliminatoreve përballë Moldavisë në transfertë dhe ndaj Ishujve Faroe në “Air Albania”.

 

 

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...

Premier League

United mposhti 2-1 Chelsean në “Old Trafford”, në një sfidë të hapur dhe të mbushur plot raste. Skocezi Scott McTominay ishte heroi i vendasve...