Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Pochettino konfirmon kthimin e Messit, grumbullohet për ndeshjen kundër Reims

Mauricio Pochettino e konfirmoi këtë të shtunë: Leo Messi do të rikthehet këtë të diel kundër Reims (20.45) në Ligue 1.

“Leo u stërvit mirë gjatë javës. Jemi të kënaqur dhe të lumtur me evolucionin e tij. Ai do të jetë me grupin nesër. Është gjithmonë një lajm i mirë që lojtarët, që kanë qenë joaktivë ose që nuk kanë marrë pjesë në skuadër, tashmë mund të jenë në dispozicion për të marrë pjesë me grupin dhe për të ndihmuar ekipin pak nga pak”, – tha trajneri argjentinas.

Messi do të rikthehet në aktivitet pas një muaji. Ndeshja e fundit zyrtare me skuadrën pariziene ishte më 22 dhjetor, 1-1 kundër Lorient. Që atëherë, lojtari ka shijuar pushimet në qytetin e lindjes, Rosario. Shtatë herë fituesi i Topit të Artë kaloi COVID-19, duke qëndruan në Argjentinë derisa doli negativ.

Këtë të diel pritet të aktivizohet në pjesën e dytë.

Messi gjatë kësaj periudhe ka munguar në tri ndeshjet e mëposhtme: Vannes (Kupë, 0-4); Lyon (Liga, 1-1); dhe Brest në Ligë (2-0).

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...