Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Pochettino: Messi nën monitorim strikt, Sergio Ramos duhet të kuptojë diçka

Mauricio Pochettino është ndalur te yjet e skuadrës në prononcimin për mediet përpara sfidës së ditës së shtunë në Ligue 1 kundër Brest . Trajneri i PSG-së zbulon gjendjet e Neymar dhe Leo Messit, teksa ka një koment edhe për Sergio Ramos.

Neymar vazhdon me programin e tij të rikuperimit. Messi ndihet më mirë, gjendja e tij po mbikëqyret me vëmendje nga stafi mjekësor. Leo po e merr veten pak nga pak.

Ai kaloi koronavirusin dhe shpresojmë të kemi sa më shpejt në dispozicion. Në bëjmë një bilanc të gjendjes së tij çdo ditë, uroj të jetë i gatshëm për lojë sa më shpejt të jetë e mundur.

Sergio Ramos? Ai ka qëndruar jashtë për muaj me radhës, tani ndihet më mirë dhe po stërvitet rregullisht me grupin. Rikthimi në formën më të mirë është çështje kohe.

Mënyra më e mirë për t’u rikthyer Ramos që njohim të gjithë nuk lidhet vetëm me aktivizimin e tij, por edhe me stërvitjen e rregullt. Kjo është ajo që po bëjmë me të”, deklaroi trajneri argjentinas.

[quiz-cat id=”294111″]

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...

La Liga

Valencia ndal Realin e Madridit në “Mestalla” në një barazim 2-2, ku protagonisti kryesor i ndeshjes bëhet gjyqtari Gil Manzano. Po luhej minuta e...