Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Pochettino “në fije të perit”, Mourinho “përgjon” pas dere

Jose Mourinho është duke monitoruar situatën te Tottenhami në një periudhë kur po mendon rikthimin e tij në krye të një skuadre të rëndësishme.

Mourinho ka mbetur pa punë që kur u shkarkua nga Manchester United dhjetorin e kaluar, kur i kishte mbetur më pak se një vit në kontratë, e cila do të skadonte në vitin 2020.

Skuadra londineze mbetet një alternativë për trajnerin portugez, sikurse Reali i Madridit, që drejtohet nga Zinedine Zidane.  Mourinho, 56 vjeç, po pret mundësinë ideale për të rinisur sa më parë punën si trajner. Kohet e fundit ai ka punuar kryesisht si opinionist, teksa para se të niste sezoni iu bashkua Sky-t.

Ai ka refuzuar ofertat nga ish-klubi i tij, Benfica dhe një propozim prej 90 milionë paundësh nga skuadra e Superligës Kineze, Guangzhou Evergrande.

“Duhet të jem i durueshëm dhe të pres mundësinë e duhur dhe mundësia e duhur është ajo që është në të njëjtën madhësi dhe në të njëjtin nivel me mua si trajner. Më duhet të pres për ofertën e duhur,” – ka deklaruar pak kohë më parë Mourinho.

Fillimi zhgënjyes i sezonit nga Tottenhami ka hedhur dyshime mbi të ardhmen e Mauricio Pochettinos.

Klubi nuk ka plan të shkarkojë Pochettinon, i cili ka qenë në krye që nga viti 2014. Marrëveshja aktuali e argjentinasit është e vlefshme deri në vitin 2023. Ai gjithashtu ka një klauzolë largimi prej 32 milionë paundësh, që as Manchester United dhe as Real Madridi nuk janë të gatshëm të paguajnë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...