Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Pochettino në stres: Nuk e di nëse Eriksen do të qëndrojë

Maurizio Pochettino, trajneri argjentinas i Tottenham Hotspur është në ankth për të ardhmen e Christian Eriksen. Mesfushori danez ka edhe 1 vit kontratë me Spurs-at dhe pavarsisht se drejtuesit e klubit londinez i kanë ofruar rinovimin ai është i prirur për t’u larguar. Për Eriksen ka shumë oferta dhe nëse lojtari nuk e pranon përfundimisht rinovimin, siç e konfirmon edhe vetë Pochettino, Tottenham mund ta shesë që në merkaton e kësaj vere për të mos e humbur me parametër zero në 2020-ën. “ Nuk e di çfarë do të ndodhë me të, nga këtu deri në fund të merkatos. Nuk e di nëse do të qëndrojë pasi roli im i trajnerit nuk e nënkupton këtë gjë. Unë jam këtu për të ndihmuar futbollistët dhe për të rritur nivelin e lojës së tyre, deri në momentin që ata nuk vendosin të përshkojnë një rrugë tjetër në karrierën e tyre. Raporti ynë është profesional dhe jo kaq personal sa për të ditur edhe këto gjëra”, deklaroi Pochettino.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...