Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Pochettino: Një ditë dua të drejtoj kombëtaren angleze

Mauricio Pochettino po drejton Tottenhamin drejt sukseseve, teksa vitin e kaluar garoi deri në fund me Chelsean për titullin kampion. Edhe këtë sezon, ekipi drejtuar nga 45 vjeçari po paraqitet sërish në nivele të larta, teksa pozicionohet në vendin e tretë, pas dy skuadrave të Manchesterit.

Pochettino e drejton Tottenhamin prej 3 sezonesh dhe duket se është dashuruar me Anglinë. Këtë e ka shprehur edhe në një intervistë, teksa ka pranuar se ëndrra e tij është, që një ditë të drejtojë kombëtaren angleze.

“Jam ambientuar mirë në Angli. Jam këtu që nga 2013-a, kur erdha për të drejtuar Southamptonin dhe tani ndihem si në shtëpinë time. Me Tottenhamin jemi duke zbatuar një projekt mjaft interesant dhe mendoj se jemi në rrugën e mbarë. Gjithsesi, ëndrra ime është që një ditë të drejtoj kombëtaren angleze. Shumë trajnerë të mëdhenj nuk ia kanë dalë të kenë sukses në atë stol, por mua më pëlqejnë sfidat”, tha Pochettino.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...