Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

Pochettino nuk beson se Mbappe është “pronar” te PSG: Më largoi presidentI!

Mauricio Pochettino u shkarkua nga PSG pas një viti në krye të parisienëve teksa dështimi në Champions League, rezultoi vendimtar për fatet e trajnerit argjentinas. Megjithatë, ka edhe nga ata që besojnë se një prej atyre që ndikoi në shkarkimin e 50-vjeçarit ishte Kylian Mbappe. Megjithatë, vetë Pochettino nuk e beson diçka të tillë teksa shprehet se vendimet në klub i merr vetëm presidenti AL-Khelaifi.

“Mendoj se PSG bëri gjithçka që të mbante në skuadër Mbappe-në dhe këtë e shoh si diçka të drejtë. Është një nga lojtarët më të mirë në botë dhe PSG duke pasur shumë resurse në dispozicion ia doli ta bindë.

Por, unë nuk e mendoj në asnjë mënyrë se Mbappe është përgjegjës për projektin e ri të klubit. Në klub, vendimet i merr vetëm një person dhe ai është presidenti. Për shkarkimin tim, mendoj se presidenti ka menduar se ishte i nevojshëm një ndryshim”, u shpreh Pochettino.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...