Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Pochettino: Pjesa e parë e dobët, Sergio Ramos e ula unë në stol

PSG mori një pikë në transfertën me Lyon. Vendasit kaluan shpejt në avantazh me anë të brazilianit Paqueta (7’), por ekipi nga kryeqyteti evitoi humbjen e dytë në Ligue 1 falë golit të Thilo Kehrer çerek ore nga fundi.

PSG kryeson kampionatin francez me 11 pikë më shumë se Nice dhe Marseille, ndërsa trajneri Mauricio Pochettino analizoi barazimin 1-1 kundër Lyon, ku ndër të tjera tha: “Gjithçka ndryshon kur pëson një gol të shpejtë.

Ata tentuan të na bllokonin hapësirat. Ne kryem gabime në pjesën e parë, ndërsa ishim disi më mirë në fraksionin e dytë të takimit. Në përgjithësi, unë mendoj se ishim skuadra më e mirë në fushë, dominuam.

Gjithsesi e pranoj, në pjesën e parë ishim shumë të ngadaltë”, deklaroi trajneri argjentinas, i cili komentoi edhe vendimin për të lënë në pankinë mbrojtësin Sergio Ramos. “Konkurrenca është e madhe për të gjithë.

Sergio ndihet mirë dhe shpresoj se mund të luajë në ndeshjet e ardhshme. Ishte zgjedhja dhe vendimi im që ai të mos luante kundër Lyon”, përfundoi trajneri i skuadrës kryeqytetase, që po marshon drejt titullit të dhjetë në histori.

[quiz-cat id=”294111″]

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...