Ligue 1

Pochettino prezantohet te PSG-ja dhe shmang pyetjet për Eriksen dhe Messin

Pas më tepër se një viti pushim, që kur u shkarkua nga klubi i Tottenham, trajneri argjentinas Maurizio Pochettino nisi punë më dy janar të këtij viti në skuadrën e Paris Saint Germain, ndërsa sot bëri edhe prezantimin zyrtar në klubin francez.

Që në fillim të intervistës, argjentinasi u pyet për zërat e merkatos, që flasin për një transferim të mundshëm të Lionel Messit te PSG-ja, aty ku do të gjente edhe mikun e tij më të mirë, brazilianin Neymar, por Pochettino dribloi me stil.

“Babagjyshi i vitit të ri u tregua shumë i mirë me mua dhe më solli pankinën e PSG-së, një skuadër e mbushur me shumë yje dhe futbollistë të nivelit të lartë, ndaj besoj se nuk ka më dhurata të tjera për mua”, tha Pochettino.

I pyetur për një ribashkim me fantazistin danez Eriksen dhe për zhvillime të tjera të merkatos, trajneri argjentinas delegoi gjithçka te drejtori sportiv Leonardo dhe theksoi se është i përqendruar të punojë me organikën që ka.

“Me merkaton është angazhuar Leonardo dhe jam i sigurt që do të bëjë më të mirën për klubin. Kemi një organikë shumë të pasur dhe unë momentalisht mezi pres t’i kem të gjithë në dispozicion për të punuar”, theksoi argjentinasi.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency