Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Pochettino rikthehet te PSG-ja, nënshkruan për një sezon e gjysmë

Mauricio Pochettino është zyrtarisht trajneri i ri i PSG. Argjentinasi pason në këtë rol, gjermanin Thomas Tuchel, i cili u shkarkua disa ditë më parë nga drejtuesit e kampionëve të Francës.

Pas 18 vitesh kur u largua si futbollist, Pochettino është rikthyer te PSG këtë herë në rolin e trajnerit. Argjentinasi, i cili u shkarkua nga stoli i Tottenham në nëntor të 2019-ës ka firmosur deri në verën e vitit 2022 me PSG, me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon.

Pochettino u shfaq shumë i lumtur për rikthimin në kryeqytetin francez duke e cilësuar Parisin si klubin e tij më të rëndësishëm që ka qenë ndonjëherë si futbollist dhe si trajner. Ai falenderoi drejtorin sportiv Leonardo për këtë mundësi që i ka dhënë duke nënvizuar se do t’ia shpërblejë me punë dhe rezultate.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...