Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Pochettino sulmon Juventusin: Drejtuesit vunë nën presion gjyqtarin

Maurizio Pochettino, trajneri argjentinas i Tottenhamit, duket se nuk e ka kapërdirë ende eliminimin e londinezëve nga Juventusi, në fazën e 1/8/ave të Championsit.

Ai ka akuzuar se bardhezinjtë nuk luajnë vetëm në fushë, por edhe jashtë saj, teksa ka drejtuar gishtin nga drejtuesit e klubit, që i bënë presion arbitrit në pushim të ndeshjes.

“Pashë Agnellin, Marottën dhe persona të tjerë, që në pushim të ndeshjes, vendosën nën presion arbitrin e takimit. Në fund, kemi dy 11-metërsha që na mungojnë ne dhe ndoshta edhe një për Juventusin, atë të Vertonghenit. Janë specialistë dhe janë mësuar të fitojnë dhe vendosin nën presion gjyqtarin. Janë mësuar që në korridoret e stadiumit të kenë pronarin e tyre para dhe gjatë ndeshjes. Është një ekip ku e gjitha shoqëria bën gjithçka për të ndihmuar në fushë. Këto janë ndeshje të mëdha dhe Juventusi na dha një leksion, që duhet të mësojmë të luajmë jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj”, tha Pochettino.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...