Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Pochettino: Thirrjet e tifozëve për Mourinhon? Duhet të fitojmë për të marrë dashurinë e tyre

Mauricio Pochettino ka reaguar ndaj thirrjeve që u dëgjuan në tribuna gjatë barazimit 2-2 mes Brentfordit dhe Chelsea-t, në ndeshjen e javës së 27-të të Premier League-s.

Tifozët e bluve, të cilët e kanë sulmuar trajnerin argjentinas për sezonin jo në nivelin e kërkuar, kënduan emrin e José Mourinhos dhe ish-pronarit të klubit, Roman Abramovich.

“Unë nuk i dëgjova thirrjet”, tha trajneri i Chelsea-t. “Ishte e vështirë për mua ta kuptoja, por është normale. Ne po humbnim 2-1 dhe ata shprehën zhgënjimin e tyre. Unë jam përgjegjës si trajner”, tha Pochettino.

Pochettino siguroi gjithashtu se është i qetë për situatën: “Nuk jam i shqetësuar. Ne duhet ta pranojmë këtë marrëdhënie. Dikush më pyeti nëse ndiej dashurinë e fansave dhe unë i thashë jo. Çfarë mund të presim? Ne duhet të ndërtojmë marrëdhëniet dhe, mes ekipit teknik dhe tifozëve, marrëdhënia ndërtohet duke fituar ndeshjet. Në këtë moment ne nuk mund t’i përmbushim pritshmëritë, dhe për këtë arsye, si mund të kërkojmë dashuri?”

Lexo edhe:

Pochettino tregoi se do të vazhdojë të luftojë për rezultate:

“Sot kam 52-vjetorin e lindjes. Unë e njoh shumë mirë biznesin e futbollit dhe nuk do të heq dorë kurrë. Jam gati të luftoj sërish, nesër dhe pasnesër, në ndeshjen tjetër. Tani kemi një javë për t’u përgatitur për ndeshjen kundër Newcastle, për të provuar të fitojmë dhe të vazhdojmë të ushtrojmë presion. Ne do të vazhdojmë të luftojmë.”

Lajme të tjera

Futboll

Vinicius Junior ka përfunduar në shënjestrën e ish-futbollistit brazilian, Carlos Alberto Gomes, i njohur si Pintinho. Ky i fundit që ka bërë karrierë në...

Euro 2024

Një përplasje e rëndë ndodhi në ndeshjen Skoci-Hungari, me lojtarin e hungarezëve Barnabas Varga që ka rënë pa ndjenja në tokë pas tronditjes së...

Kombëtare

Në konferencën e zakonshme për shtypin, Sylvinho, trajneri i kombëtares shqiptare, analizoi rrugëtimin e kuqezinjve në grupin B të Euro 2024. “Po, jam krenar...

Kombëtare

Shkurtimisht foli Sylvinho pas eliminimit të Shqipërisë nga Euro 2024. Trajneri brazilian i Kombëtares vlerësoi paraqitjet e skuadrës kuqezi në duelet ndaj Italisë, Kroacisë...