Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

Podcasti i Ramës me lojtarët e kombëtares, Uzuni ka një premtim për Euro 2024

Disa nga lojtarët e kombëtares ishin pjesë e Pocastit të kryeministrit Edi Rama. Myrto Uzuni, Mario Mitaj, Frederik Veseli, Berat Gjimshiti apo edhe Elseid Hysaj folën rreth kualifikimit në Euro 2024. Uzuni premtoi se golat me kombëtaren i ka rezervuar për në Europian ndërsa nga ana tjetër, Gjimshiti foli edhe njëherë për momentin kur De Biasi e la jashtë liste për Euro 2016.

Uzuni: Golat i kam lënë për në Europian. Ishte pak e ështirë me Ishujt Faroe sepse mbroheshin me forca të shumta, pasi me ekipet që janë më të forta në letër luajmë lojë të hapur dhe me ekipet më të dobëta në letër luajnë lojë të mbyllur dhe është e vështirë të shënosh.

Hysaj: Kemi thyer rekorde kësaj herë, as ne nuk e kemi pritur një grup si ky dhe ne në vendin e parë. Kemi treguar që kemi një forcë të madhe dhe jemi të vetëdijshëm që mund të arrijmë më shumë se kaq.

Lexo edhe:

Mitaj: Kam bërë dhe gabime me Ishujt Faroe, por njëherë në 5 ndeshje dhe falet. Isha pak i papërqëndruar e kisha mendjen tek festa.

Gjimshiti: Nuk jam unë më i vjetri është Veseli, por jam edhe unë veteran. Luaj prej 2014-ës me kombëtaren, isha në eliminatore, por jo në Europian. Atëherë kam qenë i ri 22-vjeç, luaja në Zvicër ishte e vështirë, pasi po bëja kalimin nga Zyrih tek Atalanta dhe nuk pata ndeshje, luajta vetëm 3 ndeshje në 6 muaj. Atëherë vendosi trajneri De Biazi që nuk isha në formë dhe nuk më mori, dhe e pranova. Puna vazhdon dhe eca përpara.

tashmë 9 vite që jam këtu nuk kam parë një grup që rri kaq shumë bashkë, që ndjehen mirë me njëri-tjetrin. Më parë ka pasur grupe, kemi qenë grup, por nuk ka qenë kaq e afërt dhe besoj, e tha dhe Veseli, një aspekt shumë të mirë, kur vijnë familjarët e tjerë, për shembull vijnë prindërit e mi, çunat vijnë kapërcejnë dhe takojnë familjarët e mi dhe e thonë “Sa të sjellshëm qenkan këta djem”.  Prandaj, besoj që është ajo gjë shumë e mirë dhe shumë e bukur që na çon përpara.

Shorti? Të them të drejtën nuk e kam menduar kush do të na bie. Një ndoshta të them Gjermania, vetëm t’i tregojmë në Gjermani që kemi më shumë tifozë sesa ato. Të bëjmë më shumë zhurmë sesa ata që janë shtëpi.

Lajme të tjera

Futboll

Jose Mourinho është gati të kthehet në pankinë, pas shkarkimit nga Roma muaj më parë. Portugezi do të marrë drejtimin e Beshiktashit, ekip ku...

Premier League

Brighton zyrtarizon largimin e De Zerbit. Klubi anglez ka bërë me dije nëpërmjet një komunikate zyrtare, se trajneri italian do të largohet në fund...

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...

Serie A

Milani ndan mendjen për trajnerin e ri. Klubi kuqezi duket i vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Stefano Piolin në fund të sezonit dhe duket...