Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Pogba lojtari më i mirë i sezonit 2016-17 në E. League

Paul Pogba shpallet lojtari më i mirë i sezonit 2016-17 në Europa League. Mesfushori i Manchester United la prapa në votimin përfundimtar dy shokët e skuadrës Henrikh Mkhitaryan dhe Zlatan Ibrahimovic, duke koleksionuar kështu titullin e parë të rëndësishëm individual në karrierë, për më tepër që në sezonin e tij të parë me “red devils”. Të tre futbollistët patën një kontribut të jashtëzakonshëm në fitimin e Kupës Europa League, që ishte njëherësh edhe i vetmi trofe që i mungonte klubit anglez të Manchester United, sidoqoftë juria që përbëhej nga 48 trajnerët e skuadrave pjesëmarrëse në fazën e grupeve si dhe 55 gazetarët përkatës, që përfaqësonin cdo federatë të UEFA-s përzgjodhën nga lista e shkurtuar pikërisht 24-vjecarin francez, që në 15 ndeshjet e sezonit të kaluar të këtij aktiviteti kontribuoi me tre gola dhe një asist.

Ibrahimovic kishte statistika më të mira, 5 gola dhe 4 asist në 11 ndeshje, por gjithsesi veterani suedez pësoi një dëmtim të rëndë në ligamentet e gjurit të djathtë në takimin me Anderlehtin, në Old Trafford, ndërsa 28-vjecari armen shënoi 6 gola në 11 ndeshje, përfshirë edhe atë në finalen e 24 majit, në “Friends Arena” të Solnas, ku “djajtë e kuq” mposhtën Ajaksin e Amsterdamit me rezultatin 2-0. Interesante do të ishte të mësohej se për cilin futbollist ka dhënë votën e tij portugezi Jose Mourinho, duke patur parasysh kriterin bazë që, që nuk lejon trajnerët për të përzgjedhur lojtarë nga skuadra që ata drejtojnë. Lista e shkurtuar ishte bërë publike që më datë 4 gusht dhe dominohej nga futbollistët e dy skuadrave finaliste, sidoqoftë jashtë saj mbetën me radhë emra të tillë si: Alexandre Lacazette, Kasper Dolberg, Marcus Rashford, Davy Klaasen, Bertrand Traore dhe Edin Dzeko. Trofeu i lojtarit më të mirë të sezonit 2016-17 në Europa League iu dorëzua francezit Pogba nga vetë presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin.

Lajme të tjera

Kategoria Superiore

Big Brother Mania edhe në mbrëmjen gala “Më të mirët 2022”, që organizohet nga FSHF dhe Digitalb, dhe që po transmetohet në SportNews, teksa...

Segunda Division

Myrto Uzuni rikthehet vrullshëm. Pas dy ndeshjes mungesë për shkak dëmtimi, sulmuesi i Kombëtares Shqiptare është rikthyer titullar në sfidën Granada-Andorra dhe ka shënuar...

Kategoria Superiore

Supersport lajmëroi një javë më parë se Partizani e ka gjetur pasuesin e Xhuljano Skukës. Të kuqtë kishin shënjestruar sulmuesin e Trepca 89′, Christian...

Kategoria Superiore

Në prononcimin për SportNews përpara fillimit të mbrëmjes gala “Më të mirët 2022” që organizohet nga FSHF dhe Digitalb, foli edhe Refik Halili, presidenti...