Premier League

Pogba: Mourinho dilte kundër lojtarëve, nuk e kuptova çfarë ndodhi mes nesh

Jose Mourinho u shkarkua nga Manchester United në dhjetor të 2018-ës, pasi kishte humbur kontrollin e grupit dhe mbi të gjitha nuk kishte arritur të ndërtonte një marrëdhënie të mirë bashkëpunimi me mesfushorin kampion bote, Paul Pogba.

Ky i fundit është rikthyer të flasë për marrëdhëniet me portugezin dhe nuk ka përdorur aspak diplomaci, teksa ka theksuar se mes tij dhe norvegjezit Ole Gunnar Solskjaer ka një diferencë të madhe.

“Me Solskjaer është gjithçka ndryshe, pasi nuk u kundërvihet kurrë lojtarëve të tjerë. Ndoshta nuk i përzgjedh për t’i futur në formacion, por nuk i lë asnjëherë mënjanë si të mos ekzistonin fare. Kjo është diferenca mes tij dhe Mourinhos”, u shpreh Pogba.

Mesfushori francez u transferua te Manchester United verën e 2016-ës, si një nga dhuratat e para të drejtuesve të “djajve të kuq” për Jose Mourinhon, i cili sapo ishte transferuar në “Old Trafford”, por me kalimin e kohës marrëdhëniet mes palëve erdhën duke u ftohur.

“Kam pasur një marrëdhënie të shkëlqyer me Mourinhon dhe këtë e kanë vënë re të gjithë, por më pas gjithçka ndryshoi pa e kuptuar se çfarë ndodhi. Kjo është gjëja më e çuditshme që kam përjetuar me Mourinhon dhe as unë nuk di ta shpjegoj çfarë ndodhi”, u shpreh mesfushori francez.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency