Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Pogba, në gjendje të vështirë: Mori fund, jam i vdekur!

Në një video të shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, mesfushori francez, Paul Pogba, i pezulluar për katër vite për shkak të dopingut, bën një deklaratë disi shqetësuese.

“Mori fund. Jam i vdekur. Paul Pogba nuk ekziston më”, thotë ai në një video të transmetuar nga llogaria “hieTiP Sports”, në atë që mendohet të jetë që njoftim për një intervistë më të gjatë.

“The Guardian Nigeria”, që kishte akses në më shumë pjesë të videos, ka transkriptuar deklaratat e tjera të Pogbasë:

“Nuk e di më kush jam. Futbolli ishte jeta ime, pasioni im. Tani, më duket se kam humbur rrugën. Gjithçka që ndërtova në karrierën time profesionale m’u hoq.”

Kujtojmë që Pobga u pezullua për katër vite pasi doli pozitiv në testin antidoping. Francezi kishte rezultuar pozitiv për substancën testosteron pas ndeshjes Udinese-Juventus, në raundin e parë të Serisë A 2023/2204, më 20 gusht 2023, në një ndeshje ku nuk u largua nga pankina. Kundëranalizë, në tetor, doli gjithashtu pozitive, kur tashmë ishte pezulluar në mënyrë parandaluese që në fillim të shtatorit.

Mesfushori, i cili ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2026, ka bërë apel në TAS.

 

Lajme të tjera

Featured

Thomas Strakosha është zyrtarisht lojtari më i ri i skuadrës së AEK Athens. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë klubi grek përmes rrjeteve sociale,...

Merkato

Roberto De Zerbi ka nisur aventurën në stolin e Marseille, teksa në krye të listës së përforcimeve ka vendosur sulmuesin e talentuar të Interit...

Legjionarët

Etrit Berisha drejt Serisë B. Gardiani 35-vjeçar shqiptar është i lirë, pasi i ka përfunduar kontrata me Empolin, ku edhe mbylli sezonin e aktual,...

Futboll

Ronald Koeman ka konfirmuar se ai synon të vazhdojë punën e tij si trajner i Holandës, pavarësisht faktit se së fundmi gruaja e ti...