Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Pogba nuk ka rinovuar, Rangnick ka një mesazh për të  

Trajneri i Manchester United, Ralf Rangnick, nuk e kushtëzon aktivizimin e Paul Pogbasë me faktin që ai nuk e ka rinovuar kontratën me “Djajtë e Kuq”. Francezi është kthyer nga një dëmtim që e la për disa muaj jashtë dhe tani vijon stërvitjen për t’u kthyer në formacion.

“Ne kemi të njëjtin synim, të njëjtën ambicie për të qenë sa më të suksesshëm në tre-katër muajt e ardhshëm. Për mua nuk ka rëndësi nëse lojtari përfundon kontratën. Çështja është se sa dëshiron të jetë pjesë e grupit dhe sa i përfshirë emocionalisht dhe fizikisht ndihet. Mendoj se Pogba dëshiron t’u tregojë tifozëve dhe bordit se çfarë lojtari është. Qoftë për të fituar një kontratë të re diku tjetër. Ai do të jetë mjaft i motivuar. Pse të mos e vendos aktivizoj?”

Rangnick thekson se kontributi i Pogbasë gjatë pjesës së dytë të sezonit do të varet thjesht nga sjellja e tij.

“Nëse ai do të tregohet profesional, pse jo? Në stërvitje ai ka treguar se çfarë lojtari i madh mund të jetë. Ajo që kam parë është me të vërtetë premtuese. Pas pauzës për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare, mendoj se ai do të jetë një kandidat serioz për rolin e titullarit.”

[quiz-cat id=”297408″]

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...