Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Pogba përfundon në sallën e operacionit, ja kur kthehet në fushë

Paul Pogba do t’i nënshtrohet një operacioni në gju këtë mbrëmje për shkak të problemeve me meniskun. Vendimi është marrë pas dy seancave stërvitore në fushë (dje dhe sot), ku lojtari francez i Juventusit e ka kuptuar që ndërhyrja kirurgjikale është e pashmangshme.

Dëmtimi ndodhi më 24 korrik, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe lojtari, pas disa konsultave, kishte vendosur të zgjidhte terapinë konservative. Por pesë javët e punës nuk sollën rezultatin e dëshiruar dhe sot Pogba vendosi t’i nënshtrohet operacionit.

Ish-mesfushori i Manchester United mund të jetë sërish i disponueshëm brenda pesë deri gjashtë javësh maksimumi, pra rreth mesit të tetorit. Ai dëshiron me çdo kusht të luajë në Botërorin “Katar 2022”.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...