Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Pogba rigjen lumturinë te “djajtë e kuq”, autorizon negociatat për rinovim

Mesfushori francez Paul Pogba ka rigjetur qetësinë në Manchester dhe është gati të firmosë rinovimin e kontratës së tij me “Djajtë e kuq”.

Lajmin e jep e përditshmja britanike “Daily Mail”, që raporton se palët kanë nisur negociatat për një kontratë të re, të vlefshme për 5 vitet e ardhshme.

Mesfushori 27-vjeçar u rrit në akademinë e klubit anglez dhe u largua nga “Old Trafford” për të luajtur 4 sezone me Juventusin në Itali, por veshi sërish bluzën e “djajve të kuq” në verën e 2016-ës, në një transferim që kapi shifrat e 105 milionë eurove.

Megjithatë rikthimi i Pogba te Manchester United ndodhi në një kohë tranzicioni për klubin, që nuk po arrinte të merrte rezultate dhe të bënte ndeshje të mira në fushë, ndaj edhe francezi prej kohësh kishte shfaqur hapur dëshirën për t’u larguar.

Megjithatë së fundi trajneri Ole Gunnkar Solskjaer ka arritur të rikthejë ekuilibrat në ekip dhe Manchester United tashmë luan bukur e fiton, ndërsa Pogba ka filluar të argëtohet gjithmonë e më shumë në fushën e lojës.

Pikërisht për këtë arsye ka pranuar nisjen e negociatave për rinovimin e kontratës aktuale, që përfundon në verën e vitit të ardhshëm. Në kontratën e re pritet të përfshihet edhe një klauzolë prej 150 milionë eurosh për prishjen e saj.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...