Merkato

Pogba te Reali, Manchester United nuk bëhet pengesë

Paul Pogba dëshiron të largohet nga Manchester United këtë verë dhe klubi anglez nuk do të bëhet pengesë për transferimin e tij te Reali i Madridit. Prestigjiozja franceze “L’Equipe” shkruan sot se ka qenë vetë mesfushori që ua ka thënë shokëve se ka ndërmend të ndryshojë ambient sapo të përfundojë sezoni.

26-vjeçari është një ndër futbollistët më të kritikuar tek Manchester United për formën me ulje-ngritje gjatë këtij sezoni dhe në rast se “Djajtë e Kuq” nuk do të marrin pjesë në Champions sezonin e ardhshme largimi i tij është i pashmangshëm.

Juventusi thuhet se është i interesuar të kthejë në Torino Pogbanë, por kampioni i botës ka vetëm një ide në kokë: t’i bashkohet Realit të Madridit.

Zinedine Zidane e ka kërkuar me ngulm bashkëkombësin e tij edhe më parë, teksa presidenti Florentino Perez i ka vënë në dispozicion të buxhet të majmë për të rinovuar me “yje” organikën e Realit.

Zidane ka udhëtuar në Itali gjatë sezonit 2015-2016 për të ngrënë drekë me Pogbanë dhe për ta bindur atë për të shkuar në kryeqytetin spanjoll, por marrëveshja nuk u arrit për shkak të tensionit ndërmjet Florentino Perezit dhe agjentit të tij, Mino Raiola.

Drejtuesit e Manchester United tashmë janë bindur se ka ardhur momenti që Pogba të largohet dhe presin thjesht ofertën e duhur nga Reali që ky transferim i bujshëm të realizohet.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency