Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria e Parë

“Poker” i Dinamos në të parën, kryeqytetasit kryesojnë kampionatin

Dinamo mposhti me rezultatin 4-0, Besëlidhjen në javën e pestë të Kategorisë së Parë. Blutë e kryeqytetit nuk e vendosën për asnjë moment në diskutim suksesin ndaj lezhjanëve teksa në stadiumin Selman Stermasi mbi të tjerët shkëlqeu Taulant Marku.

Sulmuesi realizoi një tregolësh me serinë e golave që nisi në minutën e 39-të të pjesës së parë, ndërsa pas tre minutave, Marku goditi përsëri për ta mbyllur pjesën e parë në avantazhin e dy golave për Dinamon.

Në fraksionin e dytë, Marku sërish gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 71 ndërsa në limitet e ndeshjes, Ersil Ymeri thelloi edhe më shumë shifrat për t’i fiksuar ato në 4-0. Pas këtij trepikëshi, Dinamo është në vend të parë me 11 pikë, ndërsa nga ana tjetër, Besëlidhja mbetet e parafundit në klasifikim me vetëm katër pikë.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...