Feyenoord është duke bërë një sezon shumë të mirë në Eredivisie, ndërsa këtë të dielë ka fituar me rezultatin 2-4 në transfertën e Sittard.
Skuadra e Slot mori avantazhin e kësaj sfide që në minutën e 10’ me një autogol të Navarro. Gjashtë minuta më pas Wieffer e dyfishoi avantazhin për miqtë, ndërsa në minutën e 43’ Gimenez realizoi golin e tretë për ekipin e tij.
Lexo edhe:
- “Nuk më njihnin as në qytetin tim”, mesfushori: Messi shkëlqen edhe në Angli, jam i mërzitshëm
- “Tallet me kundërshtarët”/ Super Mehmeti në Championship, të martën live në SuperSport
- VIDEO/ 10 sekonda mjaftojnë, në MMA një nga K.O më spektakolar
Pjesa e dytë e takimit ishte më e luftuar nga ana e vendasve, që gjetën rrugën drejt rrjetës me Duarte në minutën e 48’. Megjithatë Feyenoord vazhdoi të tentonte portën e Pandur dhe në minutë e 63’ Igor Paixao bëri “poker”.
Sittard tentoi sërish, duke shënuar golin e dytë me Siovas në minutën e 84’, megjithatë dolën pa pikë nga “Fortuna Sittard Stadion”.
Pas takimit të raundit të 23 të Eredivisie Sittard renditet në vend të 11-të me 26 pikë, teksa Feyenoord kryeson me 52 pikë, pesë më shumë se AZ Alkmaar i vendit të dytë.
