Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

“Poker” në Air Albania, Tirana mposht Kastriotin dhe merr e vetme kreun e renditjes

Pas triumfit në SuperKupën e Shqipërisë, Tirana ia del me sukses edhe në kampionat. Në stadiumin Air Albania, të besuarit e trajnerit Orges Shehi kaluan pa shumë vështirësi “provën” Kastrioti duke fituar me rezultatin e thellë 4-0. Bardhebluve i mjaftoi një 45-minutësh për të vendosur pikët në kasafortë teksa tre gola i realizuan në fraksionin e parë.

Ishte Redon Xhixha ai që hapi llogaritë e ndeshjes në minutën e 14-të. Sulmuesi i kryeqytetasve u shfaq për të goditur nga pika e bardhë e penalltisë, të cilët në fakt e humbi pasi portieri Sali i kuptoi krahun, por topi iu rikthye sërish pas pasimit të Deliut. Nga fare pranë portës, Xhixha nuk mund të gabonte për të dytën herë dhe shënoi duke realizuar golin e tij të 11-të në kampionat. Bardheblutë nuk e ulën ritmin edhe pas golit të parë dhe tentuan sërish me anë të Hasanit dhe Ismajlgecit, por pa qenë të suksesshëm.

Gjithsesi, në të 36-tën minutë, Sherif Kallaku shfaqet në krahun e majtë dhe pasi merr kohën për të kalibruar goditjen, shënon golin e dytë të sfidës teksa portieri Sali nuk mundi të reagonte. Por, nuk përfundoi me kaq pasi një minutë para fundit të pjesës së parë, Patrick përfitoi nga një top i devijuar në zonë dhe shënoi të tretin për Tiranën. Me shifrat 3-0 u mbyll e para, ndërsa në pjesën e dytë, vendasit administruan më së miri avantazhin dhe energjitë, madje gjashtë minuta para se të kompletoheshin 90-minutat, Dijar Nikqi realizoi edhe golin e katërt. Pas këtij trepikëshi, Tirana ngjitet e vetme në krye të klasifikimit me 25 pikë, dy më shumë se Partizani i vendit të dytë. Nga ana tjetër, Kastrioti mbetet në vendin e shtatë me 15 pikë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...