Kategoria Superiore

Poker në kryeqytet, Tirana dhe Xhixha thellojnë krizën e Teutës 

Tirana rikthehet te fitorja duke mundur Teutën në “Selman Stërmasi”, në përballjen e parë të javës së pestë të Abissnet Superiores. Kampionët në fuqi ia dolën që të marrin maksiumin, duke koleksionuar të dytën fitore në këtë edicion. Humbja e parë e Bledi Shkëmbit në stolin e durrsakëve duke marrë një sinjal të qartë se ka shumë punë përpara e do i duhet që të gjejë sa më parë çelësin e zgjidhjes së problemeve.

Edhe pse durrsakët e nisën më mirë ndeshjen, me kalimin e minutave bardheblutë gjetën ritmin e duhur dhe filluan të ngacmomin më tepër në portën e Pano Qirkos. Hasani, Patrick dhe Xhixha nisën serinë e mundësive për shënim, por do të shpërbleheshin vetëm dy minuta para fundit të pjesës së parë. Një kundësulm për katalog i bardhedhebluve u finalizua me një goditje potente nga distanca, nga Redon Xhixha, i cili shënoi një gol mjaft të bukur.

Pjesa e dytë nisi me të njëjtën panoramë si e para, me Tiranën që shënoi dhe të dytin, me Patrik që nxori Hasanin të vetëm me portierin e durrsakëve duke shënuar dhe golin e dytë. Me avntazhin e dy golave gjërat ishim më të thjeshta për Tiranën, që priti momentin e duhur për të shënuar dhe golin e tretë. Ishte dita e Redon Xhixhës, i cili pasi provoi disa herë për të gjetur golin e dytë personal, ia doli në të 59-ën, duke realizuar një tjetër perlë.

Në fund, pas ndërhyrjes së VAR, kryeqytetasit fituan të drejtën e një penalltie të cilën Xhixha e ekzekutoi saktësisht duke kompletuar tregolëshin personal. Tregolëshi i parë për 24-vjeçarin në Superiore teksa më parë ka shënuar pesë gola edhe në një ndeshje të Kupës ndaj Sopotit kur ende vishte fanellën e Laçit si dhe një tjetër tregolësh me Tiranën në ndeshjen e Kupës ndaj Shkumbinit.

Katër gola për tre pikë për Tiranën, që shkon në kuotën e 8 pikëve, ndërsa Teuta thellon krizën, teksa ende nuk e ka shijuar fitoren e parë në këtë edicion të ri futbollistik dhe me vetëm 3 pikë në pesë javë “Djemtë e Detit” vijojnë lundrojnë në vendet e fundit të renditjes.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency