Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

“Pole” i Hamilton në Brazil, shënon kohën rekord të pistës

Është i Lewis Hamilton “pole position” në Çmimin e Madh të Brazilit, i parafundit për vitin 2018, që gjithsesi nuk do të ndryshojë asgjë sa i përket fituesit të Botërorit, pasi pilot britanik i Mercedesit e ka siguruar titullin kampion.

Në Sao Paolo Hamilton regjistroi kohën më të mirë, 1’07″281, që është edhe koha rekord e pistës, ndërsa pas tij u rendit Sebastian Wettel, me 0.093 të mijtat më shumë. Gjithsesi, gjermani i Ferrarit rrezikon dënimin, pasi është thirrur nga komisarët e garës pas një episodi kontrovers të ndodhur në provat e dyta.

Vendi i tretë në nisje për Valtteri Bottas, i ndjekur nga Kimi Raikkonen. Në vijën e tretë nisen dy njëvendëshet Red Bull të drejtuara nga Max Verstappen dhe Daniel Ricciardo. 10-shja e parë plotësohet nga Ericsson, Leclerc, Grosjean, Gasly dhe Magnussen.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...