Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

“Pole” i Vettel në Gjermani, zhgënjen Hamilton, niset i 14-ti

Sebastian Vettel “fluturon” para publikut të shtëpisë dhe fiton “pole position” në Çmimin e Madh të Gjermanisë.

Piloti i Ferrarit i mbylli provat e treta zyrtare me një kohë të jashtëzakonshme 1’11”212, duke mbajtur pas vetes në frymën e fundit Mercedesin e Bottas dhe Ferrarin e Raikkonen. Kualifikuese zhgënjyese për Lewis Hamilton, që u detyrua të tërhiqej pas sesionit të parë për shkak të një problemi teknik si rrjedhojë e daljes nga pista. Britaniku do të niset nga pozicioni i 14-të.

Një rast ideal ky për Sebastian Vettel pikërisht në garën e shtëpisë, ku pas plot 6 vitesh Ferrari arrin të fitojë “pole position”.

Koha e pilotit gjerman të “Kokëkuqes” është zyrtarisht një rekord i ri për kët pistë.

Përkrah Raikkonen, nga vija e dytë, do të niset Red Bulli i Verstappen.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...