Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Polemika me trajnerin, Fenerbahce përjashton Mesut Ozilin

Mesut Ozil nuk bën “hajër” as në Turqi. Ish-futbollisti i Realit të Madridit dhe Arsenalit ka krijuar polemika edhe te klubi me seli në Stamboll, Fenerbahce. “Kanarinat e Verdha” kanë njoftuar përjashtimin e 33-vjeçarit dhe të një futbollisti tjetër të skuadrës (Ozan Tufan) deri në një njoftim të dytë.

Një vendim që është komunikuar pas zëvendësimit të lojtarit në pjesën e parë në ndeshjen e fundit, në një tjetër demonstrim të pakënaqësisë së trajnerit për paraqitjen e tij, përveç përplasjeve të herëpashershme që kanë pasur.

Ozil iu bashkua Fenerbahces në janar 2021, por që në fillim pësoi një dëmtim të rëndë që e mbajti larg fushave të gjelbra për një kohë të gjatë. Gjatë sezonit të dytë te Fenerbahce ka mundur të shënojë 8 gola në 22 ndeshje, ndër të cilat 14 si titullar.

 

Lajme të tjera

Kosovë

Aventurë e re për Arijanet Muric, portierin titullar të përfaqësueses së Kosovës. 25-vjeçari dardan do të jetë pjesë e Ipswichit në katër sezonet e...

Ligue 1

Joao Nevesit do të jetë goditja e madhe e PSG-së në mesfushë. Talenti portugez kërkohet me ngulm nga trajneri Luis Enrique. 19-vjeçari është pjesë...

La Liga

Pedri, ishte mungesa e madhe e Spanjës në ndeshjet më të rëndësishme të Euro 2024, me mesfushorin që u dëmtua pas një përplasje të...

Angli

Manchester United vazhdon të jetë aktiv në merkato dhe pas zyrtarizmit të sulmuesit Joshua Zirkzee, tashmë fokusi kryesor është kthyer në repartin e mbrojtjes....