Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Polemika në Gjirokastër, Luftëtari dhe Bylis ndajnë pikët

Emocione, gola, raste të shumta të humbura dhe polemika në sfidën mes Luftëtarit dhe Bylisit. Në Gjirokastër gjithçka përfundoi në barazim 1-1 në një ndeshje shumë të luftuar.

Një rezultat deri diku i drejtë për mënyrën sesi rrodhi ndeshja edhe pse në pjesën e parë Bylisi luajti më mirë, duke goditur dy herë shtyllën që në minutat e para me Ntepe. Dëmtimi i Guindos i prishi disi planet trajnerit Dovedan i cili hodhi Celis që në minutën e 10-të.

Loja u bë shumë interesante në minutat e fundit të pjesës së parë kur Filit iu mohua goli nga Goxha mbi vijën fatale ndërkohë që në vazhdimin e aksionit Celis gaboi i vetëm përballë Qyranit duke u ndalur nga portieri i Luftëtarit.

Në pjesën e dytë pas shumë përpjekjesh gjirokastritët gjetën golin e avantazhit në zhvillimet e një goditjeje këndi me Donald Açkën që i shpëtoi mbrojtjes së Bylisit dhe goditi saktë me kokë duke mposhtur Hidin në minutën e 62-të, por pas një goli të anuluar ndaj Celis për pozicion jashtë loje, Bylisi arriti të gjente baraspeshën me Islin Hidin në minutën e 76-të pas një penalltie të fituar nga Goxha.

Deri në fund shifrat nuk ndryshuan më, ndërkohë që trajneri i Luftëtarit Marantas nuk i ndali protestat e tij te Jorgji për penalltinë e dhënë në favor të Bylisit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...