Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Polemikat e kartonit të kuq, Pioli, Capello e Condò, njëzëri: Prishi ndeshjen! (video)

Episodi i minutës së 18-të (Tomori mori karton të kuq për ndërhyrjen ndaj Mount) kushtëzoi ecurinë e një përballjeje që ishte pritur më shumë entuziazëm në “San Siro” Gjyqtari gjerman, Siebert, ka nxitur reagime të ashpra me vendimin që “prishi” spektaklin e kësaj sfide.

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, në përfundim të takimit, e kishte të vështirë ta përmbante mllefin:

“Kisha ndjenjën që mund të bënim një ndeshje shumë të mirë. Më pas erdhi penalltia dhe kartoni i kuq. Ndryshoi gjithçka, Chelsea nuk kishte nevojë të luante në epërsi numerike. Nuk dua ta rishikoj episodin, më duket shumë e qartë. Nuk dua të komentoj. Ia thashë arbitrit atë që mendoja, edhe pse nuk flas edhe aq rrjedhshëm anglisht, mendoj se e ka kuptuar”.

I ftuar në mikrofonat e “SkySport”, ish-trajneri i Milanit, Fabio Capello, tha se gjyqtari e prishi lojën:

“Milani ishte i karikuar dhe i vendosur. Penalltia e shtrembëroi lojën, por kuqezinjtë nuk ishin asnjëherë pasivë. Ata ishin gati për ta luajtur ndeshjen deri në fund ndaj Chelsea-t. Gjyqtari e prishi lojën me një penallti të tillë.”

I ashpër në qëndrimin e tij edhe gazetari Paolo Condò, i pranishëm në studiot e “Sky”:

 “Nuk ishte penallti ajo që u fishkëllua në favor të Chelsea-t. Ndeshja u ndikua shumë nga ky episod, sepse nis 10 lojtarë dhe me gol të pësuar”.

Lajme të tjera

Europa League

Kapiteni i Atalanta-s në finalen e Europa League, të cilën skuadra italiane e fitoi me rezultatin 3-0 ndaj Bayer Leverkusen, Berat Gjimshiti deklaroi për...

La Liga

Drejtuesit e Barcelonës kanë nisur të mendojnë tashmë për sezonin e ardhshëm me skuadrën që i duhet të kënaqej vetëm me vendin e dytë...

Europa League

Duke folur për mediet pas disfatës në finalen e Europa League, që korrespondon edhe me humbjen e parë pas 51 ndeshjes, trajneri i Bayer...

Spanjë

Mesfushori i Real Madrid-it, Toni Kroos ka vendosur të largohet nga futbolli pas përfundimit të EURO 2024. Kampionati europian në Gjermani do të jetë...