Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Policia e Elbasanit: Ja masat për Skënderbeu – Partizani i Beogradit!

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka marrë një sërë masash organizative në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë për zhvillimin sa më normal të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit nëpërmjet Skënderbeut dhe Partizanit të Beodradit, që do të  zhvillohet  më  datë 19.10.2017, në orën 21:05, në Stadiumin “Elbasan  Arena.”

“Duke filluar nga ora 17:00, datë 19.10.2017, ju bëjmë me dije se nuk do të lejohet parkimi i mjeteve përreth dhe para sheshit të  stadiumit “Elbasan Arena”.

Nuk do të lejohet parkimi i mjeteve nga Kryqëzimi i Bulevardit “Qemal Stafa” me rrugën “Kamber Sejdini”, deri në dalje në unazë.

Nga Kryqëzimi i Bulevardit “Qemal Stafa”, deri në dalje në unazë do të jetë për parkimin e mjeteve të tifozëve vendas.

Do të bllokohet rruga “Kamber Sejdini” nga Kryqëzimi i Bulevardit “Qemal Stafa”, deri tek Kryqëzimi i Tapetave.

Do të bllokohet Bulevardi “Aqif Pasha” nga Stadiumi deri tek Kryqëzimi i Shatërvanit, nuk do të lejohet parkimi dhe lëvizja e mjeteve.

Lëvizja e mjeteve do të bëhet nëpërmjet Unazës të qytetit.

Aksi rrugor nga Kryqëzimi i Tapetave, ish-konservimi, deri në dalje në unazë për në 5 Maj, në drejtim të Spitalit, do të shfrytëzohet për emergjencat, që mund të lindin gjatë zhvillimit të këtij aktiviteti.

Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 221 punonjës policie nga  Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, Komisariatet, Stacionet Policore vartëse të saj, Forcat e Posaçme Shqiponja.

Të  gjithë sportdashësit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet, të jenë   të pajisur me biletë dhe me kartë identiteti dhe të mos kenë me vete:

  1. a) Sende të forta.
  2. b) Shishe (të cfarëdolloji).
  3. c) Fishekzjarre.
  4. d) Monedha apo metale (të cfarëdolloji).
  5. e) Celësa të ndryshëm, apo banderola me mbishkrime nxitëse dhe raciste.

Në të kundërt, nuk do të lejohen të futen në stadium.

Në hyrje të stadiumit do të kontrollohen të gjithë sportëdashësit.

Njoftojmë administratorët e bizneseve, që zhvillojnë aktivitet tregtar    përreth dhe në afërsi të stadiumit se nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes, të tregohen mirëkuptues, duke mbyllur aktivitetet e tyre.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...